Sardenja, një nga ishujt më të bukur të Mesdheut, po përballet me një krizë demografike. Popullsia e përhershme ka rënë në 1.57 milionë, nga 1.64 milionë tre dekada më parë, dhe gjysma e banorëve jeton në dy qendrat kryesore urbane.
Fshatrat e vegjël po tkurren, lindshmëria bie ndjeshëm, dhe të rinjtë largohen për punë jashtë ishullit. Italia ka një nga normat më të ulëta të fertilitetit në BE (1.18 fëmijë/grua), ndërsa Sardenja shënon normën më të ulët në vend, 0.91 – shumë më poshtë se 2.1, e nevojshme për një popullsi të qëndrueshme. Një shembull dramatik është fshati Baradili me vetëm 76 banorë, ku fëmija i fundit lindi dhjetë vjet më parë. Shkolla fillore u mbyll 30 vjet më parë, ndërsa shkolla e mesme dhe spitali janë mbi 30 km larg.
Për të tërhequr banorë dhe për të mbajtur gjallë zonat rurale, autoritetet ofrojnë stimuj konkretë: deri në 15,000 € për blerjen ose rinovimin e një shtëpie në fshatra me më pak se 3,000 banorë, deri në 20,000 € për hapjen e një biznesi të vogël, dhe pagesa mujore për fëmijët deri në 5 vjeç. Disa bashki ofrojnë stimuj shtesë, si 10,000 € në Baradili, ndërsa në Ollolai janë shpallur famë “shtëpitë 1 euro”. Megjithatë, mbërritjet e emigrantëve mbeten të kufizuara: të huajt përbëjnë vetëm 3.3% të popullsisë, krahasuar me 8.9% mesataren kombëtare.