Policia në Selanik arrestoi një çift pas gjetjes së dy fëmijëve të tyre të mitur duke ecur vetëm në rrugë.
Sipas raportimeve, prindërit janë një burrë nga Shqipëria dhe një grua nga Bullgaria.
Ngjarja ndodhi në zonën Charilaou, ku një shofer i vuri re fëmijët, 1 dhe 2 vjeç, të cilët dyshohet se u larguan pa kuptuar rrezikun nga shtëpia duke shpëtuar vëmendjes së prindërve.