SHBA po shton presionin ndaj Ukrainës, duke kërcënuar me ndërprerjen e shërbimit Starlink nëse nuk firmos marrëveshjen për mineralet e rralla.
Burimet për “Reuters” thonë se çështja u diskutua në një takim sekret mes të dërguarit të SHBA, Keith Kellogg dhe Presidentit Zelensky. Ukraina është kërcënuar se humbja e Starlink do të kishte pasoja të rënda, pasi ky shërbim është thelbësor për komunikimet gjatë luftës. Deri tani, Zelensky ka refuzuar kërkesat për dhënie të pasurive minerale në këmbim të ndihmës amerikane.
Ndërkohë, Donald Trump ka sugjeruar se Zelensky dhe Putin duhet të bëhen bashkë për të mbyllur luftën, ndërsa Elon Musk ka kufizuar përdorimin e Starlink pas kritikave ndaj trajtimit të luftës nga Ukraina.