Një sherr i dhunshëm është regjistruar mbrëmjen e së hënës në zonën e Yzberisht, ku pesë të rinj kanë dhunuar dy vëllezër brenda një lokali.
Sipas burimeve, të gjithë personat e përfshirë në konflikt ishin nën efektin e alkoolit. Forcat e Policisë së Shtetit, konkretisht patrullat “Shqiponja”, ndërhynë për të ndalur përshkallëzimin e sherrit dhe neutralizuan autorët.
Disa prej të rinjve janë shoqëruar në komisariat, ndërsa pritet reagimi zyrtar i policisë dhe detaje të tjera mbi ngjarjen.