Shi, erë, kthjellime…si parashikohet moti sot në vendin tonë?

Moti në vend do të paraqitet i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, me prani vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Sipas parashikimeve meteorologjike, pas mesditës pritet që këto vranësira të tërhiqen gradualisht, duke i lënë vend kthjellimeve.

Gjatë orëve të para të ditës, reshje shiu me intensitet të ulët do të prekin pjesën më të madhe të vendit, ndërsa pasditja do të karakterizohet nga përmirësim i kushteve atmosferike. Reshjet do të kufizohen vetëm në zonat malore dhe do të ndërpriten plotësisht në mbrëmje, kur parashikohet mot kryesisht i kthjellët me vranësira të pakta lokale.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa në zonat bregdetare dhe ato luginore mund të arrijë deri në 12 metra në sekondë.
Në detin Adriatik dhe Jon, pritet valëzim i moderuar, me forcë 2 deri në 4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *