Shpërdoroi detyrën, dënohet ish-kryebashkiaku i Pogradecit

Gjykata e Posaçme ka dënuar ish-kryebashkiakun e Pogradecit, Eduart Kapri, me 1.6 vite burg. Pas përfshirjes në gjykimin e shkurtuar, ai ka përfituar një zbritje prej 1/3 të dënimit dhe do të vuajë një dënim me shërbim prove për dy vite.

Kapri, i cili ka qenë pjesë e Partisë Demokratike, u akuzua për shpërdorim të detyrës lidhur me ndërtimin e një pallati 14-katësh nga vëllai i tij.

Përveç dënimit, ai do të humbasë të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh, pas ekzekutimit të vendimit përfundimtar të gjykatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *