Shpërthim tragjik në Kashmir: Nëntë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në stacionin e policisë

Një shpërthim i fuqishëm në një depo eksplozivësh të konfiskuar brenda një stacioni policor në Kashmirin e administruar nga India ka shkaktuar të paktën nëntë viktima dhe dhjetëra të plagosur. Ngjarja ndodhi teksa një ekip ekspertësh mjeko-ligjorë dhe oficerësh policie po inspektonin materialet e sekuestruara.

Sipas burimeve zyrtare, pjesa më e madhe e viktimave ishin vetë punonjës të policisë, përfshirë specialistë mjeko-ligjorë që po punonin në vendngjarje. Disa nga të plagosurit ndodhen në gjendje kritike.

Autoritetet thanë se “forca e shpërthimit ishte aq e madhe sa fragmente trupash u gjetën në shtëpitë përreth, deri në 200 metra larg stacionit të policisë”. Godina u rrafshua pothuajse tërësisht, ndërsa flakët përfshinë edhe automjete të parkuara në afërsi. Shumë prej të plagosurve po luftojnë për jetën në spital.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *