Shqipëria dhe Serbia do të organizojnë Europianin U-21 të vitit 2027

Shqipëria dhe Serbia do të jenë bashkëorganizatore të Kampionatit Europian të Futbollit për të rinjtë, Under 21, në vitin 2027. UEFA i ka akorduar dy vendeve këtë ngjarje të madhe sportive që do të zhvillohet në qershor të atij viti.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas njoftimit, duke shprehur gëzim dhe duke theksuar se finalja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Ai e cilësoi këtë ngjarje një mundësi të madhe për Shqipërinë dhe uroi një ditë të mbarë për të gjithë. Sfida hapëse e turneut do të mbahet në stadiumin “Karadorde” në Novi Sad, ndërsa ndeshjet në Shqipëri do të zhvillohen në katër stadiume: Arena Kombëtare në Tiranë, Elbasan Arena, Loro Boriçi dhe Arena Egnatia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *