Shqipëria po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve respiratore, me mbi 19 mijë raste të regjistruara gjatë javës së fundit, sipas të dhënave nga 14 qendrat shëndetësore.
Ekspertët e shëndetit publik raportojnë se pragu epidemik është 21 mijë, dhe pritet një rritje e mëtejshme e rasteve në fund të janarit dhe fillim të shkurtit.
Në vend mbizotërojnë infeksionet respiratore të sipërme, me 14,000 raste, ndërsa ato të poshtme janë 5,700.Grupmosha më e prekur janë fëmijët dhe të moshuarit, me gripin që shpesh shoqërohet me temperatura të larta deri në 40°C, ndërsa disa raste kalojnë në pneumoni. Në këtë periudhë, gripi, COVID-19 dhe virusi RSV po qarkullojnë paralelisht.
Ekspertët rekomandojnë shmangien e përdorimit të antibiotikëve pa kriter dhe konsultimin e menjëhershëm me mjekun e familjes për çdo simptomë.