Shqipëria planifikon 20 qendra të reja pritëse për emigrantët deri në vitin 2028

Shqipëria pritet të ndërtojë 20 qendra të reja pritëse për emigrantët nga Afganistani, Pakistani, Irani, Siria, Libani dhe Gaza, të cilët përdorin vendin si rrugë tranziti drejt Greqisë. Plani, pjesë e projektvendimit për “Planin Kombëtar të Kontigjencës 2026–2028”, u miratua nga këshilli konsultativ i AMVV-së.

Qendrat do të vendosen në qarqet Korçë, Gjirokastër dhe Vlorë, me kapacitete nga 100 deri në 410 shtretër, duke shfrytëzuar hapësira publike ekzistuese, objekte të braktisura dhe truall të lirë. Aktualisht, shumica e kapaciteteve janë të përqendruara në Tiranë dhe në pikat kufitare.

Korça do të ketë rreth 10 pika akomodimi emergjent, Gjirokastra do të rikthejë në funksion strukturat e vjetra të Rezervave Shtetërore, ndërsa Vlora do të ketë kapacitetet më të mëdha, me disa objekte publike të përshtatshme për strehim.

Kostoja e planit parashikohet të variojë nga 195.6 milionë lekë në skenarin normal deri në 708.7 milionë lekë në rast krize migratore.

Përshtatur nga Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *