Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Fatmir Mediut!

Seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu në Gjykantën e Posaçme, u shty për në datën 12 shkurt.

Shkak i shtyrjes u bë mungesa e ish-ministrit, që përmes një deklarate njoftonte gjykatën se ndodhej në SHBA për të kryer disa ekzaminime mjekësore.

Njëkohësisht, përmes avokatit Mediu kërkonte të ishte i pranishëm në sallë gjatë përballjes me ekspertët që kanë kryer akt ekspertimin tekniko-ushtarak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *