Skandali i radhës/ 30% e aplikantëve për Policinë e Shtetit ngelin në testin psikologjik dhe të drogës!

Një situatë shqetësuese është evidentuar në konkursin e fundit për patrullë të përgjithshme në Akademinë e Sigurisë. Nga mbi 1,200 të rinj që aplikuan për 350 vende të lira, rreth 30% e kandidatëve nuk e kanë kaluar testin psikologjik apo atë të drogës.

Sipas burimeve nga Akademia, shumë aplikantë kanë shfaqur probleme emocionale, vështirësi në përballimin e stresit apo janë identifikuar si përdorues të lëndëve narkotike. Të gjithë këta janë skualifikuar dhe nuk do të kalojnë në fazat e tjera të konkursit.

Fenomeni po shihet si tregues i krizës sociale dhe emocionale që po prek të rinjtë shqiptarë, të cilët gjithnjë e më shpesh përballen me probleme psikologjike dhe varësi që në moshë të re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *