SPAK përballë Ahmetajt në mungesë: GJKKO nis gjyqin për privatizimin e ‘Buka Sh.’, ndërsa ish-zv.kryeministri rezulton në Zvicër

GJKKO hapi zyrtarisht procesin gjyqësor ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”. Seanca u zhvillua në mungesë të tij, ndërsa në sallë ishte i pranishëm avokati mbrojtës, Henrik Ligori.

Prokurori i çështjes, Elvin Gokaj, parashtroi kërkesën për gjykim duke sqaruar se procedimi penal ka nisur në vitin 2022, pas kallëzimit të një qytetari për mënyrën se si u krye privatizimi i shoqërisë “Buka Sh.”. Sipas SPAK, Ahmetaj ka nënshkruar një urdhër privatizimi pavarësisht ekzistencës së disa vendimeve gjyqësore që e ndalonin këtë proces.

Gjatë seancës, gjykata bëri të ditur një njoftim të Interpol-it, ku thuhej se Ahmetaj aktualisht ndodhet në Zvicër. Ministria e Drejtësisë ka dërguar tashmë kërkesën për ekstradimin e tij, por Interpol deklaron se nuk ka informacion të mëtejshëm mbi ecurinë e procedurave apo vendndodhjen e saktë të ish-zv.kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *