SPAK ka refuzuar kërkesën e Këshillit Bashkiak të Tiranës që kryebashkiaku Erion Veliaj, aktualisht në arrest me burg, të marrë pjesë në mbledhjen e së premtes për buxhetin.
Këshilltarët socialistë kërkuan që ai të lejohej fizikisht ose të merrte pjesë online, duke u zotuar se do të përmbushnin të gjitha masat e sigurisë. Kërkesa vjen pak pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi shkarkimin e Veliajt dhe e riktheu atë në detyrë.
Veliaj ndodhet në paraburgim që nga muaji shkurt dhe nuk ka arritur të sigurojë një masë më të lehtë sigurie në Gjykatën e Posaçme.