Spektakli qiellor që nuk do të përsëritet për mijëra vjet, do të ndodh shumë shpejt!

Një nga ngjarjet më spektakolare të ardhshme në botën e astronomisë do të ndodhë më 16 korrik 2186: eklipsi më i gjatë diellor i regjistruar ndonjëherë. Sipas NASA-s, ky fenomen i rrallë do të zgjasë plot 7 minuta e 29 sekonda, duke thyer rekordin e mëparshëm të vitit 2009, kur një eklips zgjati 6 minuta e 39 sekonda.

Ky eklips i jashtëzakonshëm do të ndodhë falë një kombinimi të pazakontë astronomik: Toka do të jetë në pikën më të largët nga Dielli (afhel), ndërsa Hëna në pikën më të afërt me Tokën (perigje), duke krijuar kushte perfekte për mbulimin total të Diellit.

Për komunitetin shkencor dhe entuziastët e astronomisë, ky eklips përfaqëson një mundësi të artë për të studiuar atmosferën e Diellit dhe ndikimet që sjell në jonosferë e klimë. Qendra kërkimore në të gjithë botën po planifikojnë misione për të vëzhguar fenomenin, si nga Toka ashtu edhe nga hapësira.

Rruga e errësirës totale do të kalojë mbi Oqeanin Atlantik, por disa zona do ta përjetojnë edhe nga toka – përfshirë veriun e Brazilit, Guianën Franceze, disa ishuj të Karaibeve, Ganën dhe Togon. Në këto vende, qielli do të errësohet plotësisht në mes të ditës, yjet do të bëhen të dukshëm dhe temperaturat do të bien ndjeshëm.

Një spektakël qiellor që nuk do të përsëritet për mijëra vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *