Tarifat e reja të sigurimit favorizojnë automjetet elektrike: Çmime më të ulëta dhe skema bonus-malus


Në vitin 2025 hynë në fuqi tarifat e reja të sigurimit të detyrueshëm TPL, të cilat përcaktohen sipas faktorëve të rrezikut si fuqia motorike, vjetërsia e mjetit, mosha e drejtuesit dhe qarku i regjistrimit.
Nga viti 2026 do të nisë edhe sistemi bonus-malus, që rrit çmimet për drejtuesit që shkaktojnë dëme dhe i ul ato për drejtuesit e rregullt.

Sistemi aktual favorizon automjetet elektrike, të cilat, pavarësisht fuqisë së motorit, klasifikohen me koeficientin më të ulët të riskut që aplikohet për motorët nën 1300 cm³. Kjo sjell prime dukshëm më të ulëta për sigurimin e tyre, të ndihmuar edhe nga fakti që zakonisht kanë prodhim të viteve të fundit.

Për një makinë elektrike me parametra minimalë rreziku, primi vjetor kushton më pak se 15,500 lekë, ndërsa në Tiranë arrin rreth 16,000 lekë.
Edhe pse nuk ka incentiva specifike për ndikimin më të ulët mjedisor, mënyra e llogaritjes i bën automjetet elektrike më të leverdishme se ato me motorë tradicionalë.

Shteti shqiptar aplikon gjithashtu lehtësira shtesë për makinat elektrike që prej vitit 2019, duke përjashtuar tarifat e regjistrimit, kontrollit dhe pajisjes me dokumente.

Përshtatur nga Monitor

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *