Tarifë për mallrat nga BE, Macron i përgjigjet Trump: Po na cënove, Europa do reagojë!

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka reaguar ashpër ndaj paralajmërimit të Donald Trump për vendosjen e tarifave ndaj Bashkimit Evropian.

Ai deklaroi se BE-ja nuk do të qëndrojë duarkryq nëse interesat e saj tregtare cënohen. “Nëse sulmohen interesat tona komerciale, Europa, si një fuqi e vërtetë, do të duhet të respektohet dhe për këtë arsye do të reagojë”, tha presidenti francez.

Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Trump tha se tarifat e reja ndaj BE-së do të “ndodhin patjetër”, duke përsëritur ankesat e tij të mëparshme për deficitin e madh tregtar të SHBA me bllokun dhe dëshirën e tij që Evropa të importojë më shumë makina dhe produkte bujqësore amerikane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *