Aktorja shumë e dashur Julia Roberts, nuk nguron të na kujtojë se dashuria është e bukur dhe gjithçka kemi.
Kjo, duke ndarë herë pas here me fansat foto të saj dhe partnerit ku nuk i kursen dedikimet.
Së fundmi aktorja 57-vjeçare, ka publikuar një foto të rrallë të saj gjatë shtatzënisë, me bashkëshortin prej 20 vitesh, Danny Moder.
Postimi i ëmbël me foto bardh e zi, ku Roberts ulet në prehrin e Moder-it dhe ai mbështjell krahët rreth barkut të saj, është bërë për të festuar ditëlindjen e tij të 56-të.
“Të dua, të dua është kënga ime dhe këtu fillon marrëzia ime”. Neruda. “#131 #truelove #cakeday”, ka shkruar ajo në mbishkrim.