Prokuroria e Posaçme ka marrë zyrtarisht të pandehur kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Ajo është paraqitur këtë mëngjes (23 korrik) pranë SPAK, ku i janë komunikuar akuzat në prani të avokatit Maks Haxhia.
Në orën 11:00 pritet t’i komunikohen akuzat edhe vetë Veliajt, megjithëse ai nuk do të jetë i pranishëm fizikisht, por do të përfaqësohet nga avokatët. Ndaj tij është kërkuar zgjatje e afateve hetimore deri më 29 shtator.
Veliaj ndodhet në paraburgim në Durrës prej 10 shkurtit, kur u arrestua në kuadër të hetimeve të nisura nga SPAK.