Një 37-vjeçar nga Berati u plagos me armë zjarri pas mesnatës, në hyrje të qytetit, në rrethana ende të paqarta.
Policia bëri të ditur se i dëmtuari, i identifikuar si Fabiel Xhindi, u dërgua menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë marrjes në pyetje nga policia, i plagosuri ka refuzuar të japë detaje për ngjarjen.
Grupi hetimor është ngritur dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e ngjarjes dhe për identifikimin e autorëve.