Të shtëna me armë në parkingun e Megatek, plagoset një i ri

Një konflikt për motive ende të paqarta ka degjeneruar në përdorim arme zjarri pranë mbikalimit të Rinasit.
Ngjarja ka ndodhur në parkingun e qendrës tregtare “Megatek”, ku një person ka mbetur i plagosur në këmbë pas një sherri mes dy individëve.

Sipas burimeve, i plagosuri dyshohet të jetë Fabjo Arifaj, ndërsa autori i dyshuar është Grisja Latifaj, i cili pas ngjarjes është larguar me shpejtësi nga vendi i krimit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, si dhe për kapjen e autorit. Po ashtu, janë sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë për të ndihmuar hetimet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *