Katër të rinj 18-vjeçarë janë arrestuar nga Policia e Sarandës, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, pas një ngjarjeje me të shtëna me armë zjarri në ajër në rrugën “Panorama”.
Dyshohet se një 19-vjeçar dhe një i mitur qëlluan në ajër për të kanosur disa të rinj, pas konflikteve të mëparshme.
Policia sekuestroi 5 gëzhoja, disa celularë dhe një automjet, ndërsa vijon puna për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.