Sot vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm, i shoqëruar me reshje. Shira të dobët parashikohen në qarqet Kukës, Elbasan, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshjet do të jenë të pakta dhe kryesisht lokale.
Në zonat veriore, lindore dhe juglindore, në lartësi mbi 600 metra mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore, duke krijuar kushte dimërore, veçanërisht në relievet malore.
Temperaturat do të mbeten të ulëta në të gjithë vendin. Në zonat e ulëta, vlerat minimale pritet të zbresin deri në -3°C, ndërsa maksimalet nuk do të kalojnë 5°C. Në zonat malore, i ftohti do të jetë më i theksuar, me temperatura minimale deri në -10°C dhe maksimale rreth -1°C.