Të martën, Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga masa ajrore të nxehta afrikane, duke sjellë mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura shumë të larta, sidomos në jug të vendit, ku pritet që termometri të shënojë deri në 40°C.
Pasditja do të shoqërohet me vranësira të pakta, më të dukshme në zonat verilindore dhe juglindore, por pa mundësi për reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë, me minimumin që pritet në qytetin e Ersekës (13°C) dhe maksimumin përgjatë Ultësirës Perëndimore (40°C).
Lagështira në ajër do të jetë e lartë, çka do ta bëjë të nxehtin të ndihet edhe më intensiv. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, nga drejtimi perëndimor, me shpejtësi që herë pas here kap vlerën 28 km/h, duke sjellë dallgëzim të ulët në brigjet detare.