Temperaturat deri në 40⁰C, Agjencia e Mbrojtjes Civile del me njoftim për qytetarët

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka dalë me një paralajmërim për temperatura ekstreme që pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius në disa zona të vendit gjatë ditëve në vijim.

Rritja e ndjeshme e temperaturave shoqërohet me një rrezik të lartë për shpërthimin e zjarreve, sidomos në pyje dhe zona rurale. Për këtë arsye, autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht në përdorimin e zjarrit në ambiente të hapura.

Grupet më të rrezikuara janë të moshuarit dhe personat me probleme shëndetësore, të cilëve u rekomandohet të shmangin daljet në diell gjatë orareve më të nxehta të ditës.

Në rast zjarrvënieje apo situatash emergjente, qytetarët duhet të njoftojnë menjëherë shërbimet e urgjencës në numrat 128 ose 112.

Mbrojtja Civile thekson se zbatimi i masave parandaluese është thelbësor për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *