Tensionet me SHBA-në, Venezuela ndalon gjashtë linja ajrore, nuk respektuan ultimatumin

Venezuela ka ndaluar gjashtë linja ajrore ndërkombëtare – Iberia, TAP Portugal, Gol, Latam, Avianca dhe Turkish Airlines – pasi ato nuk respektuan ultimatumit 48-orësh për të rinisur fluturimet drejt Karakasit.

Linjat ajrore kishin pezulluar fluturimet pas paralajmërimit të SHBA për “aktivitet të shtuar ushtarak” pranë Venezuelës, ku SHBA ka dislokuar trupa dhe aeroplanmbajtësen USS Gerald Ford, duke pretenduar se synon luftën kundër drogës.

Qeveria venezuelase i akuzon kompanitë se po bashkëpunojnë me presionin amerikan dhe synimet për rrëzimin e Presidentit Nicolás Maduro.

Ndërkohë, tensionet mes SHBA-së dhe Venezuelës po rriten, pavarësisht deklarimeve të të dy palëve për mundësi bisedimesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *