Terror në Dubai, qiellgërvishtësja goditet nga droni iranian

Dubai u përball sërish sot me sulmet iraniane, ndërsa Garda Revolucionare e Iranit (IRGC) njoftoi se sulmi ishte një veprim hakmarrës ndaj goditjeve që Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli kishin kryer më herët ndaj zonës bankare në Teheran.

Si pasojë e shqetësimeve për sigurinë, disa degë rajonale të Citibank në Emiratet e Bashkuara Arabe kanë ndërprerë përkohësisht një pjesë të aktiviteteve të tyre, duke marrë masa shtesë për mbrojtjen e punonjësve dhe klientëve. Ndërkohë, autoritetet lokale kanë nisur hetime për të përcaktuar përmasat e dëmeve dhe burimin e sulmit.

Pamjet e shpërndara në video tregojnë momentet e sulmit të dyshuar ndaj ndërtesës luksoze, i cili shkaktoi një valë të shkurtër paniku në zonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *