Tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme, presidentja Vjosa Osmani mandaton Albin Kurtin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mandatuar të shtunën kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të tentuar formimin e Qeverisë së re, tetë muaj pas zgjedhjeve të përgjithshme.

Sipas njoftimit të Presidencës në Facebook, vendimi vjen pas konstituimit përfundimtar të Kuvendit, me zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga pakica serbe. Kurti ka tani 15 ditë kohë për t’i prezantuar Kuvendit përbërjen dhe programin e Qeverisë për miratim, sipas Kushtetutës së vendit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *