Tiranë, nipi i vë zjarrin 2 makinave të xhaxhait!

Një 30-vjeçar nga Tirana është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se gjatë natës i vuri zjarrin dy automjeteve të parkuara në oborrin e një banese. Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur për shkak të motiveve pronësie dhe automjetet e djegura i përkisnin xhaxhait të autorit.

Pas hetimeve të para, është identifikuar si autor shtetasi M. Xh., i cili tani është shpallur në kërkim. Puna për kapjen e tij vijon, ndërkohë që çështja është kaluar në Prokurori për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *