Plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutash në kryeqytet. Ngjarja e rëndë është shënuar në rrugën “Ali Visha”, ku nga informacionet e para mësohet se janë plagosur dy persona, Agim Karafili 51 vjeç dhe Agron Karafili 57 vjeç.
Gjithashtu është zbuluar identiteti i autorit që ka goditur me thikë këta dy shtetas. Bëhet fjalë për shtetasin Shpetim Hyseni, i cili është prangosur nga policia e Tiranës pak minuta më pas.
Dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë për mjekim në spital. Në vijim pritet informacion i plotë mbi ngjarjen dhe motivin.
Njoftimi i policisë:
“Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.”