Një grabitës është plagosur pas një përplasjeje me pronarin e shtëpisë që kishte hyrë për të vjedhur në Tiranë. Policia ka arrestuar A.Z., 33 vjeç, i cili dyshohet se tentoi të vidhte banesën e shtetasit S.L.
Pronari i banesës, S.L., ka reaguar duke e goditur grabitësin me grushte. Autoritetet kanë nisur procedimin penal ndaj tij për veprën e vetëgjyqësisë.
“U arrestua shtetasi A.Z., 33 vjeç, dhe materialet u referuan në Prokurori. Kundrejt S.L., nisi procedim në gjendje të lirë, pasi dyshohet se 33-vjeçari tentoi të vidhte me dhunë, ndërsa pronari veproi me vetëgjyqësi,” njofton policia.