Tragjedi në Mesdhe: Varka me 40 emigrantë mbytet, mes viktimave edhe të porsalindur

Një tjetër tragjedi e rëndë njerëzore ka goditur Mesdheun. Një anije me rreth 40 emigrantë nga Afrika Subsahariane, mes tyre edhe foshnja të porsalindura, u mbyt në brigjet e Salakta, në juglindje të Mahdias, pasi varka e tyre e vogël prej hekuri u përmbys.

Sipas agjencisë italiane ANSA, 30 persona të tjerë arritën të shpëtoheshin nga roja bregdetare, ndërsa të tjerët mbetën të zhdukur në det. Kjo ndodhi vetëm një javë pas një tjetër mbytjeje që i mori jetën 23 emigrantëve mes Maltës dhe Lampeduzës.

Varkat e tilla, të mbingarkuara dhe të pasigurta, mbeten shpresa e fundit për shumë njerëz që ikin nga varfëria dhe pasiguria në Tunizi. Prokuroria ka hapur një hetim për ngjarjen, por ende nuk ka të dhëna mbi shkaqet e përmbysjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *