Tre zëvendësministra lënë postet, Këshilli i Ministrave miraton ndryshimet

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot shkarkimin e tre zëvendësministrave, të cilët prej majit janë edhe deputetë të Kuvendit.

Bëhet fjalë për:

•Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit;

•Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

•Romina Kuko, zëvendësministre e Brendshme.

Të tre emrat u liruan nga detyra për shkak të përfaqësimit të tyre në Kuvend, pasi fituan mandate deputetësh në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *