Trump dhe Putin takohen sot në Alaska për luftën në Ukrainë

Presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin zhvillojnë sot një takim kokë më kokë në Alaska, me fokus luftën në Ukrainë. Ky është takimi i tyre i parë pas gjashtë vitesh.

Trump deklaroi se Putin “nuk do të bëjë lojëra” gjatë bisedimeve, ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i përjashtuar nga diskutimet, ka paralajmëruar se vendimet e marra pa praninë e tij “do të jenë të pavlera”.

Takimi mbahet në tokë amerikane që dikur i përkiste Rusisë, pasi Alaska u ble nga SHBA në vitin 1867 dhe u bë shtet më 1959. Sipas ndihmësit presidencial rus Yuri Ushakov, vendndodhja është “logjike”, pasi vetëm Ngushtica e Beringut ndan dy vendet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *