Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar Kinën me tarifa shtesë prej 100% ndaj mallrave kineze, duke paralajmëruar gjithashtu anulimin e një takimi të mundshëm me presidentin Xi Jinping. Vendimi vjen pas mosmarrëveshjeve për kufizimet që Pekini ka vendosur mbi eksportet e mineraleve të rralla.
Trump tha se tarifat dhe kufizimet e reja ndaj “çdo lloj softueri jetik” do të hyjnë në fuqi më 1 nëntor, duke e quajtur veprimin e Kinës “jashtëzakonisht agresiv”. Aktualisht, mallrat kineze përballen me tarifa 30% në SHBA, ndërsa Kina ka vendosur 10% si kundërpërgjigje.
Mineralet e rralla, që përdoren në prodhimin e telefonave, makinave elektrike dhe pajisjeve ushtarake, dominohen globalisht nga Kina. Trump paralajmëroi se “nuk ka shanse që Kina të mbajë botën peng”.
Në këtë klimë tensioni, takimi i planifikuar në samitin e APEC-it mbetet i pasigurt.