Trump: Koreja e Jugut do të paguajë 350 miliardë dollarë SHBA-së për uljen e tarifave

Donald Trump ka njoftuar se Koreja e Jugut do t’i paguajë SHBA-së 350 miliardë dollarë në këmbim të uljes së tarifave tregtare, ndërsa ka dhënë dritën jeshile për ndërtimin e një nëndetëseje me energji bërthamore.

Në një postim në Twitter, ai shtoi se Seuli do të bëjë blerje të mëdha të naftës dhe gazit amerikan, dhe se investimet koreane në SHBA pritet të kalojnë 600 miliardë dollarë.

Trump theksoi se aleanca mes dy vendeve është më e fortë se kurrë, duke e quajtur udhëtimin e tij në Korenë e Jugut “të jashtëzakonshëm” dhe kryeministrin korean “të shkëlqyer”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *