Trump ndalon e prodhimit të monedhave 1 cent

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka urdhëruar Departamentin e Thesarit të ndalojë prodhimin e monedhave të reja 1 cent, duke e arsyetuar këtë vendim me rritjen e kostove të prodhimit.

“Ka shumë kohë që Shtetet e Bashkuara prodhojnë monedha 1 cent, të cilat na kushtojnë më shumë se 2 cent për t’u prodhuar. Kjo është e pabesueshme!”, shkroi Trump në një postim në platformën “Truth Social”.

Ai theksoi gjithashtu: “Kam urdhëruar Sekretarin e Thesarit të SHBA-së që të ndërpresë prodhimin e monedhës 1 cent”.

Sipas Associated Press, gjatë fushatës së tij zgjedhore, Trump nuk kishte përmendur ndalimin e monedhës 1 cent si pjesë të planit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *