Trump: Tarifa për produktet e Bashkimit Evropian

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se do të vendosë tarifa ndaj produkteve nga Bashkimi Evropian, duke e akuzuar këtë të fundit për praktika të padrejta tregtare.

Trump tha se “absolutisht” do të vendoste tarifa mbi mallrat nga BE-ja.
Ai deklaroi se SHBA-ja trajtohet “tmerrësisht keq”, duke pretenduar se tregjet evropiane janë kryesisht të mbyllura për eksportet amerikane.

“Ata nuk i pranojnë veturat tona, nuk i pranojnë produktet tona bujqësore, në thelb, nuk pranojnë pothuajse asgjë”, tha Trump.

Lideri amerikan theksoi deficitin e madh tregtar mes SHBA-së dhe BE-së, duke premtuar se do të ndërmarrë masa “të rëndësishme” kundër bllokut, megjithëse nuk dha detaje të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *