Vivienne Taylor, 28 vjeçe nga Wirral, Cheshire, është dënuar me 14 muaj burg për përndjekje dhe kërcënime ndaj kirurges që kryeu operacionin e ndryshimit të gjinisë për të, Dr. Tina Rashid.
Rasti zgjati rreth katër vite dhe ndikoi rëndë në jetën profesionale dhe personale të mjekes.
Gjykata dëgjoi se Taylor filloi të zhvillonte një fiksim ndaj Dr. Rashid menjëherë pas operacionit të vitit 2021, duke shfaqur sjellje të papritura, dërguar email-e dhe mesazhe, dhe përpjekje për t’u lidhur me të përmes LinkedIn. Në një rast, ajo madje kërcënoi se do ta rrihte.
Dr. Rashid deklaroi se jetonte me ankth të përditshëm dhe frikë për sigurinë e saj dhe të familjes, duke marrë masa ekstreme për të shmangur ish-pacienten.
Taylor u arrestua në nëntor 2025, dhe përveç burgimit, u urdhërua të paguajë edhe 187 paund kompensim.
Gjatë qëndrimit në paraburgim, Taylor kërkoi të transferohej në një institucion vetëm për gra, por gjykata vendosi se nuk kishte të drejtë të zgjidhte vendin e mbajtjes së saj.