Qytetarët që udhëtojnë drejt ose nga zona Shengen duhet të kenë kujdes, pasi prej tetorit 2025 ka hyrë në zbatim Sistemi i Hyrje/Daljeve (EES). Ky është një sistem elektronik i ri që regjistron automatikisht hyrjet dhe daljet e shtetasve që nuk janë pjesë e Bashkimit Europian.
Procesi i regjistrimit kryhet në kufi përmes të dhënave biometrike, duke përfshirë fotografi dhe gjurmë gishtash. Procedura zgjat vetëm disa minuta, megjithatë në periudha me fluks priten radhë më të gjata. Regjistrimi mbetet i vlefshëm për tre vjet.
Një element kyç është respektimi i rregullit 90/180 ditë, sipas të cilit qëndrimi në zonën Shengen nuk mund të kalojë 90 ditë brenda një periudhe 180-ditore. Sistemi i ri regjistron çdo tejkalim dhe mund të sjellë penalizime në rast shkeljeje.
Zbatimi i EES nuk nis njëkohësisht në të gjitha vendet e Shengenit, ndaj udhëtarët këshillohen të informohen paraprakisht për rregullat që aplikohen në destinacionin e tyre.
Statusi i plotë: