Ujësjellës Kanalizime Tiranë ka njoftuar se një defekt në linjën e transmetimit që furnizon Depon e Liqenit të Farkës ka sjellë reduktim të furnizimit me ujë në disa zona të kryeqytetit.
Zonat e prekura janë:
Sauk – Rruga “Ramazan Begu”
Sauk – Rruga e Elbasanit
Mjull-Bathore (Palush)
Farkë e Vogël (Lagjia Daxhit)
Farkë e Vogël (Fshati i Ri)
Farkë e Vogël – Rruga Tuneleve
Farkë e Vogël (Lagjia Saukbalve)
Sipas njoftimit zyrtar, ekipet e UKT ndodhen në terren dhe po punojnë me intensitet për të riparuar defektin dhe për të rikthyer furnizimin me ujë në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur.