UNICEF: 111 fëmijë të vrarë dhe 330 të plagosur në Liban në dy javë

Lufta në Liban po shkakton pasoja tragjike për fëmijët, ku brenda dy javësh janë vrarë 111 dhe janë plagosur mbi 330 të tjerë nga sulmet ajrore. Shkollat janë kthyer në streha emergjente, ndërsa mbi një milion njerëz, përfshirë 350 mijë fëmijë, janë të zhvendosur, duke përfaqësuar rreth 20% të popullsisë.


Zv.Drejtori Ekzekutiv i UNICEF, Ted Chaiban, paralajmëron për shkatërrimin e jetës së fëmijëve, ndërsa infrastrukturat civile, përfshirë shkollat dhe spitalet, janë goditur rëndë. Ai thekson se palët në konflikt duhet të shmangin sulmet mbi këto institucione.


Shumë fëmijë po humbasin mundësinë për arsim të rregullt; nxënës të klasave më të larta po mësojnë programe të niveleve fillore. Kriza humanitare shtron sfida të mëdha për mbijetesën dhe të ardhmen e fëmijëve në Liban, pasojat e së cilës ndjekin edhe kolapsin financiar të 2019, shpërthimin në portin e Bejrutit dhe pandeminë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *