Uzuni i kalon Granada-n, firmos me Austin për 12.5 milionë euro dhe vendos rekord në MLSUzuni ka kaluar nga Granada te Austin FC në MLS për një shifër rekord prej 12.5 milionë euro, duke u bërë transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit amerikan.
Me një kontratë deri në 2027, me opsion rinovimi deri në 2028, Uzuni do të mbajë fanellën me numrin 10. Në një mesazh për tifozët, sulmuesi shqiptar theksoi se ka ardhur në SHBA për të thyer rekorde dhe ndihmuar ekipin të arrijë objektivat e tij.
Uzuni shprehu gjithashtu mirënjohjen për Granada-n, ku shkroi historinë si golashënuesi më i mirë i huaj në klub.