Një anticiklon i fuqishëm pritet të pozicionohet mbi gadishullin Italian, duke sjellë me vete një valë të nxehti që do të përfshijë Italinë dhe Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të rriten ndjeshëm, duke kaluar vlerat mesatare sezonale. Në disa zona të ulëta dhe bregdetare të Shqipërisë priten temperatura mbi 35°C. Zonat malore do të jenë më të freskëta, por edhe ato nuk do t’i shpëtojnë plotësisht ndikimit të kësaj vale.
Sinoptikanët paralajmërojnë që valët e tilla të nxehti po bëhen gjithnjë e më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike. Rekomandohet kujdes i shtuar për të moshuarit, fëmijët dhe personat me probleme shëndetësore, si dhe shmangia e ekspozimit në diell gjatë orëve të mesditës.
Autoritetet dhe qytetarët këshillohen të marrin masa mbrojtëse për përballimin e motit përvëlues që pritet të mbizotërojë gjatë javës në vijim.