Vetëm pak orë pas shpalljes së një armëpushimi historik të ndërmjetësuar nga SHBA, tensionet mes Izraelit dhe Iranit janë rikthyer fuqishëm.
Irani mohon kategorikisht akuzat e Izraelit për lëshim raketash balistike drejt territorit izraelit, duke i cilësuar si “provokime të rreme”. Sipas mediave shtetërore iraniane IRIB dhe ISNA, Teherani nuk ka ndërmarrë asnjë sulm pas hyrjes në fuqi të armëpushimit.
Ndërkohë, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, ka reaguar ashpër duke akuzuar Iranin për shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes dhe ka urdhëruar sulme intensive ndaj objektivave në Teheran.
Forcat izraelite raportuan ndalimin e dy raketave balistike, ndërsa Irani e quan këtë një “inskenim” për të justifikuar agresionin.
🕊️ Armëpushimi është tashmë në rrezik, ndërsa rajoni përballet me mundësinë e një përshkallëzimi të ri ushtarak.