Të paktën 22 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një vinç ndërtimi ra mbi një vagon treni në lëvizje, raporton Aljazeera.
Aksidenti ndodhi të mërkurën në mëngjes në provincën Nakhon Ratchasima, në veri të kryeqytetit Bangkok, kur vinçi po ngrinte një segment të madh betoni i cili ra mbi tren, duke shkaktuar daljen nga shinat të katër vagonëve.
Numri i të vdekurve pritet të rritet, pasi ekipet e shpëtimit ende po nxjerrin trupat nga vagoni i trenit të rrënuar.
Treni udhëtonte me rreth 120 km/orë kur ndodhi aksidenti dhe në të ndodheshin 195 pasagjerë dhe anëtarë të stafit.