Punonjësi i policisë, Armand Marvataj, është arrestuar në Durrës pas akuzave për korrupsion dhe shpërdorim detyre.
Ai lejoi, kundrejt 10 mijë eurove, nxjerrjen e një sasie nafte nga një anije me flamur të Tanzanisë, e cila ishte sekuestruar dhe ndodhej në port. Ndërkohë, dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim për kontrabandë dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.
Hetimet e mëtejshme kanë nxjerrë në pah zëvendësimin e naftës me ujë. Gjashtë persona të tjerë janë proceduar për kontrabandë mallrash dhe vjedhje