Zjarrvënësit në pranga, rrezikojnë deri në 20 vite burg

Gjatë katër ditëve të fundit, shtatë persona janë arrestuar dhe shtatë të tjerë janë vënë nën hetim si të dyshuar për ndezjen e qëllimshme apo nga pakujdesia të disa vatrave zjarri në disa zona të Shqipërisë, përfshirë Sarandën, Fierin, Kurbinin, Dibrën, Poliçanin dhe Shkodrën.

Në disa raste, flakët kanë dalë jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën e banorëve, pronat e tyre, tokat bujqësore dhe bagëtitë.

Nëse provohet përgjegjësia e tyre, të dyshuarit përballen me akuza të rënda penale, sipas Kodit Penal të Shqipërisë, konkretisht në nenet 206/a dhe 206/b, që lidhen me dëmtimin apo shkatërrimin e pyjeve dhe mjedisit pyjor.

Neni 206/a – “Shkatërrimi i pyjeve dhe i mjedisit pyjor”:

Dënimi varion nga 5 deri në 8 vite burg, kur dëmi shkaktohet me dashje.

Deri në 15 vite burg, nëse qëllimi është ndryshimi i destinacionit të tokës.

Deri në 20 vite burg, kur veprat sjellin pasoja të rënda për jetën, shëndetin apo mjedisin.

Neni 206/b – “Shkatërrimi nga pakujdesia me zjarr”:

Dënim me 2 deri në 5 vite burg, nëse ka dëme të konsiderueshme materiale.

Deri në 8 vite burg, nëse pasojat prekin jetën, pronën apo zonat e mbrojtura.

Autoritetet kanë paralajmëruar se do të ndëshkohet çdo akt zjarrvënieje, pa toleruar askënd. Pyjet nuk janë vetëm pasuri natyrore, por mburojë ndaj ndryshimeve klimatike dhe një trashëgimi që u përket brezave të ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *