Zvicër/ Shembja e akullnajës shkatërron fshatin!

Fshati malor Blatten në kantonin Valais të Zvicrës është goditur rëndë pas shembjes së një pjese të madhe të akullnajës Birch, duke shkaktuar shkatërrim të pjesshëm të zonës. Ngjarja ndodhi pasditen e 27 majit, kur një ortek masiv u shkëput rreth orës 15:30, duke shkaktuar një zhurmë të fuqishme dhe një re të madhe pluhuri mbi luginë.

Edhe pse fshati ishte evakuuar disa ditë më parë, për shkak të paralajmërimeve nga gjeologët mbi paqëndrueshmërinë e akullnajës, një person është ende i zhdukur. Rreth 300 banorëve iu desh të largoheshin nga shtëpitë e tyre që më 19 maj.

Autoritetet lokale kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë për menaxhimin e fatkeqësisë, ndërsa zyrtarët federalë janë nisur drejt zonës së prekur. Qeveria zvicerane ka premtuar mbështetje financiare për banorët e prekur, me qëllim që ata të mund të qëndrojnë në zonën përreth nëse kthimi në fshat nuk do të jetë i mundur.

Une importante avalanche s’est produite dans la nuit sur le glacier de Blatten (VS).

Sipas Raphaël Mayoraz, kreu i zyrës për rreziqet natyrore, evakuime të mëtejshme në zonat fqinje nuk përjashtohen.

Raporti më i fundit mbi akullnajat në Zvicër paralajmëron se, nëse temperaturat globale nuk mbahen nën rritjen prej 1.5°C, akullnajat e vendit mund të zhduken brenda një shekulli – një kërcënim i drejtpërdrejtë për komunitetet malore si Blatten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *