Parashikimi i motit, 28 Shkurt 2025

Për gjatë orëve të paradites, moti do të karakterizohet nga vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, me intensitet më të lartë në zonat veriore dhe veriperëndimore. Ndërsa në rajonet Jugore dhe Qendrore, reshjet do të jenë më të pakta.

Gjatë pasdites dhe mbrëmjes, pritet që intensiteti i reshjeve të dobësohet, megjithatë ato do të mbeten të pranishme në të gjithë territorin. Temperatura do të mbetet e qëndrueshme në vlerat minimale, ndërsa maksimalet do të ulen, duke u luhatur mes 2°C në qytetin e Peshkopisë dhe 15°C në Vlorë.

Era do të jetë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës, me shpejtësi që mund të arrijnë mbi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor. Si pasojë, në brigjet detare do të ketë dallgëzim prej 3 deri 4 ballë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *